Avramopulos i shpjegon Ban Ki Moon-it si qëndrojnë punët

Çështja qipriote dhe e emrit të Maqedonisë ishin temat kryesore të takimit të mbrëmshëm midis ministrit grek të Punëve të Jashtme, Dhimitris Avramopulos dhe sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-Moon në New York. 

Sipas deklaratës së shkruar të publikuar në faqen e MPJ-së së Greqisë, Avramopulos i ka shpjeguar Ban Ki-Moonit “si qëndrojnë punët sot dhe pse nuk vazhdohet në drejtimin të cilin e duan të gjithë, në kuadër të procesit i cili zhvillohet nën patronazhin e KB-së”. 

“Është e qartë se kjo nuk është për shkak të Greqisë. Ne e theksuam nevojën që sa më shpejtë që është e mundur të përgjigjet në nismat e ndërmarra me respektimin e plotë të historisë së vendit tonë. Nga ana tjetër gjetja e zgjidhjes do të jetë në interes të stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në këtë pjesë të ndjeshme të Evropës”, theksohet në deklaratën e Avramopulosit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button