Vazhdon debati për branitellat

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e shtatë të seancës së 40-të.

Në rend dite të seancës janë Informacioni për çrregullimin dhe rrezikimin e procesit arsimor dhe Propozim ligji për të drejtat e veçanta të ish pjesëtarëve të Forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre në leximin e parë.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë seanca sot do të mbajnë komisionet për punë dhe politikë sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve,  për çështje ekonomike, për çështje evropiane dhe komisioni Ligjvënës- juridik.

Në rend dite të Komisionit  për punë dhe politikë sociale është Propozim  ligji për  të drejta të veçanta të pjesëtarëve të ish forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe anëtarëve  të familjeve të tyre në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve do të debatojnë për propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, Ligjit për financim të partive politike dhe Kodit penal,  të gjitha në lexim të parë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button