Ngjajnë me UFO-t, por janë re në qiellin e Kilit

Nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Edhe pse mund të ngjajnë me UFO-t, janë thjesht re. Fotot janë bërë në Kili nga fotografi rus, Dmitry Dubikovskiy teksa ndodhej me pushime me disa miq të tij. 47-vjeçari tha se mbeti i habitur kur pa retë e veçanta në parkun kombëtar, Torres Del Paine.

“Ishte një pamje mbresëlënëse. Retë lentikulare kanë gjithmonë një pamje të pazakontë dhe perëndimi i diellit e bën edhe më të bukur peizazhin”,-tha ai.  Formacionet lentikulare janë re të palëvizshme, që formohen zakonisht nga ajri me lagështi në rritje, në lartësi të mëdha.

Lajme të ngjashme

Back to top button