Shkupjanët hëngrën mëngjesin në urë

Sot në urën e Gurit në Shkup nga ora 9 deri më 11 u mbajt Manifestimi i tretë me radhë “Mëngjesi në urë 2012”.

Koce Trajanovski, kryetari i Shkupit e shpalli të hapur manifestimin dhe hëngri mëngjesin së bashku me 2000 banorët që ishin mbledhur aty. 

Hyrja në këtë manifestim ishte me ftesa të cilat qytetarët i kanë marrë falas ditë më herët para manifestimit në kafenenë Pelister. 

Organizues i këtij manifestimi është Qyteti i Shkupit ndërsa kishte donatorë nga supermaketë , mishtore dhe të tjerë.

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button