Kosovarët “huxhum” pas turqve

Futbollistët e Përfaqësueses së Turqisë janë pritur tejet ngrohtë në Kosovë. E, për të bërë fotografi me ta konkurrencë të madhe kishte edhe nga shumë tifoze.
Fotografitë ‘selfie’ ishin ato që karakterizuan ditën e parë të Përfaqësueses së Turqisë në Kosovë.

Përveç shumë tifozëve të skuadrave të ndryshme turke apo edhe të vetë përfaqësueses, me lojtarët turkë fotografi kërkonin edhe shumë tifoze.

Disa bukuroshe kosovare nuk përtuan t’i futeshin konkurrencës për të bërë fotografi me të pëlqyerit e tyre, teksa ishte Çaner Erkin ai i cili kërkohej më së shumti.

Nga meshkujt, më i kërkuari sigurisht se ishte mesfushori i Borussia Dortmundit, Nuri Shahin.

Lajme të ngjashme

Back to top button