Raporti i KE-së, ekspertët: Në Maqedoni nuk funksionon shteti juridik!?

Në Maqedoni nuk funksionin shteti juridik, Gjykatat e Maqedonisë edhe këtë vit nga raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë, pritet të kritikohen për të njëjtat arsye.

Kështu vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike profesori universitar Osman Kadriu dhe avokati Vullnet Paçuku.

Kadriu thotë se duhet të sigurohet të kemi një gjyqësor kompetent, me përgjegjësi dhe i pa anshëm e i përgatitur në baza profesionale dhe të njëjtat vendime ti sjell në mënyrë profesionale e jo me ndikimin e politikës ditore apo ndikim e ndonjë partie në pushtet ose në opozitë.

“Gjatë tetorit do të thotë do të kemi një raport të Komisionit Evropian, ky raport nga aspekti i kualifikimit, vlerësimit dhe i krejt asaj që quhet reforma në gjyqësi dhe pasojat që vijnë nga gjyqësore do të ketë ndryshime rrënjësorë në kualifikime dhe vlerësim në krahasim me raportet tjera. Përsëri i kemi ato devijime ato dobësi me theks të veçantë lufta kundër korrupsionit fare nuk zhvillohet, nuk ka rezultate ndërsa Maqedonia është e futur në një korrupsion të theksuar dhe çështja e luftimit të krimit të organizuar, krimit klasik, reformave tjera të krimit të organizuar po ashtu nuk japin rezultate nga aspekti i luftimit ndaj tyre dhe kundër tyre, a përgjegjës për atë përsëri është gjyqësori” tha Kadriu.

Jo efikasiteti i Gjykatave të Maqedonisë shihet edhe në kohëzgjatjen dhe mos zbardhjen e rasteve me kohë, tha juristi Vullnet Paçuku.

“Mendimi im është se sërish do të ketë pika kritike të cilat do të duhet të përmirësohen në sistemin juridik në Maqedoni. Kohëzgjatja e procedurave, roli i vendimit të gjykatave këto janë pikat kryesore të cilat do të spikaten, dhe që duhet të korrigjohen dhe të zbatohen ligjet në përpikëshmëri” tha Paçuku./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button