Edhe një rast i dyshuar për ethet e Nilit

Ka një rast të dyshuar për të cilin janë në zhvilllim analizat për të vërtetuar se a është pacienti i infektuar me ethet e Nilit. Kështu deklaroi mjekja Valeria Kirova Urosheviq nga Klinika e sëmundjeve infektive e cila drejpërdrejt është e përfshirë në trajtimin e të sëmurëve me infeksione të sistemit nervor qendror.

Dy pacientë të moshës prej 7 dhe 66 vjet me diagnozë meningjit dhe meningocefalit të cilët janë hospitalizuar dhe trajtohen në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup,  janë në gjendje të përgjithshme të përmirësuar dhe me shenja vitale stabile.

“Bëhet fjalë për pacientë të cilët mirë i përgjigjen trajtimit. Nuk ka pacient të ri me ethe të Nilit Perëndimor, i cili mund të paraqitet në dy apo më shumë forma. Në ambulanca fluks të pacientëve të rinj me simptome dhe shenja të etheve të Nilit Perëndimor nuk ka në 24 orët e fundit. Nuk ka vend për panikë”, shtoi mjekja Kirova Urosheviq, duke theksuar se ka një rast të dyshuar për të cilin janë në zhvilllim analizat.

Një grua në moshën 53 vjeçare e cila vdiq pardje, është viktima e parë  e etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni.

Ethet e Nilit perëndimor janë sëmundje infektuese e cila bartet te njeriu gjatë pickimit  të mushkonjave  dhe mund të shkaktojë  sëmundje serioze  prej të cilave më i rrezikshëm është meningjiti, encefaliti dhe poliomielit (paraliza)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button