Dënohet me mbi 12 vjet burg për vrajse

Daniel Kërsteski për vrasjen e Angela Dimoska (19) është dënuar me 12 vjet e 5 muaj burg.
Sipas Gjykatës, Kërstevski është dënuar për shkak të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Avokatët e familjes Dimoski konsiderojnë se Kërsteski ka merituar dënim më të madh, ndërsa avokati i të akuzuarit konsideron se nuk është e dëshmuar se vrasja është me paramendim, për shkak se nuk ka motiv.

Vrasja ngjau më 28 janar të këtij viti, në orët e hershme të mëngjesit, në banesën e babait të Kërsteskit, kur nga e shtëna me revolë në kokë ndërroi jetë 19 vjeçarja Angela Dimoska. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button