Mjekët do të bëjnë protestë 30 minutëshe
![Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili e dha këtë vendim për grevë në Gjykata pohon se “struktura të caktuara” tentuan t’i acarojnë negociatat me Sindikatën](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/F46DAD5A5493665C01CD25307E9319E8.jpg?fit=328%2C192&ssl=1)
Të hënën do të ketë vetëm grevë paralajmëruese, e jo të përgjithshme, pasi dje Gjjykata ndaloi grevën e përgjithshme të punonjësve shëndetësorë, ndërsa Sindikata e mjekëve paralajmëroi ankesë deri te Gjykata e Apelit.
“Do të dilet gjysmë ore në pauzë, gjatë orarit të punës, për të shprehur protestën e mjekëve në Qendrën Klinike dhe në të gjitha qytetet në Republikën e Maqedonisë, deklaruan nga Sindikata.
Gjykata në arsyetimin e vendimit thekson se në vendimin për grevë, Sindikata nuk ka vërtetuar se si do të funksionojnë klinikat derisa zgjat greva. Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili e dha këtë vendim për grevë në Gjykata pohon se “struktura të caktuara” tentuan t’i acarojnë negociatat me Sindikatën. /portalb/