Mjekët do të bëjnë protestë 30 minutëshe

Të hënën do të ketë vetëm grevë paralajmëruese, e jo të përgjithshme, pasi dje Gjjykata ndaloi grevën e përgjithshme të punonjësve shëndetësorë, ndërsa Sindikata e mjekëve paralajmëroi ankesë deri te Gjykata e Apelit.

“Do të dilet gjysmë ore në pauzë, gjatë orarit të punës, për të shprehur protestën e mjekëve në Qendrën Klinike dhe në të gjitha qytetet në Republikën e Maqedonisë, deklaruan nga Sindikata.

Gjykata në arsyetimin e vendimit thekson se në vendimin për grevë, Sindikata nuk ka vërtetuar se si do të funksionojnë klinikat derisa zgjat greva. Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili e dha këtë vendim për grevë në Gjykata pohon se “struktura të caktuara” tentuan t’i acarojnë negociatat me Sindikatën. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button