Tiranë – Dy punonjës policie janë arrestuar për shpërdorim detyre

Hetimet kanë nisur ndaj punonjësve të policisë Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani, pasi akuzohen se nuk ka vepruar në lidhje me ngjarjen tragjike në Shijak, ku humbi jetën Kryekomisar Adem Tahiraj. Ngjarja ndodhi më datë 13 të këtij muaji. 

“Këto veprime janë kryer krahas veprimeve hetimore të kryera nga sektori i Krimit të Organizuar pranë DPQ Durrës, nën drejtimin e prokurorisë për Krime të Rënda. Të dy punonjësit e policisë që kanë qenë në vendngjarje, duke kryer detyrën së bashku me kryekomiasr Tahirajn, megjithëse kanë patur të gjitha mundësitë, nuk kanë kryer asnjë veprim për të parandaluar vrasjen, neutralizuar vrasësin apo për ta kapur dhe arrestuar atë”, bën me dije Ministria e Brendshme. 

Dy janë nenet e ligjit nr. 9749 për “Policinë e Shtetit” që janë shkelur nga dy punonjësit e policisë, neni 4, “Përgjegjësitë e Policisë”, në pikën 1, germa “a” thuhet: “Përgjegjësitë e policisë janë si më poshtë: “a”- të mbrojë jetën e njerëzve, sigurinë dhe pronën e tyre personale” dhe pikën 2 të këtij neni, ku thuhet: “?do punonjës i policisë ka për detyrë të përmbushë të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni, pavarësisht se cilës strukture i shërben”. 

“Paralelisht, shkeljet e mësipërme, të kryera nga punonjësit e policisë Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani, referuar edhe pasojës tepër të rëndë të ndodhur, përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe përmbajnë elementë të figurës së veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Për këtë arsye, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, bëri ndalimin e punonjësit të policisë Fatmir Hoxha për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka shpallur në kërkim policor punonjësin tjetër të policisë Kastriot Gosturani, i cili i është shmangur hetimit të kryer nga ana e SHKB-së. Materialet i janë referuar për ndjekje penale dhe kompetence, prokurorisë së rrethit Durrës”, thuhet më tej. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button