Përleshje në Afganistan, 21 të vdekur
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve 16 civilë dhe 5 policë si pasojë e përleshjes mes militantëve talebanë dhe forcave të sigurisë në krahinën Gor në perëndim të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Prefekturës Gor, Abdulhay Hatibi, në deklaratën për gazetarët tha se pasi militantët kanë sulmuar një stacion policor në qytetin Firozkoh, ka filluar përleshje.
Bëhet e ditur se nga përleshja kanë humbur jetën 16 civilë si dhe 5 policë.
Talebanët ende nuk janë prononcuar në lidhje me çështjen.