Anjeza Shahini e lumtur në krahët e të dashurit (Foto)

Prej disa kohësh ajo është përfshirë në një lidhje dashurie e cila e bën të lumtur dhe këtë nuk ngurron ta tregojë edhe për miqtë dhe fansat e saj. Këngëtarja Anjeza Shahini ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi ku shfaqet në krahët e të dashurit të saj bashkëngjitur të cilës shkruan, “Nga ne, me dashuri”.

Kujtojmë se prej thuajse tre vitesh Anjeza është e lidhur me një diplomat anglez me emrin Pol, lidhje e cila hera herës shoqërohet me distanca fizike për shkak se ai jeton në Londër.

Mësohet se historia e tyre ka nisur ndërsa Anjeza këndonte në lokalet e Tiranës, ndërsa Pol i cili asokohe punonte pranë ambasadës angleze në Tiranë, i frekuentonte ato dhe argëtohej me zërin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button