Gjykimi i vrasësit të shqiptarëve prolongohet për shkak të tensioneve ndëretnike?

MPB vlerëson rreziqet e sigurisë dhe ka për obligim që këto vlerësime ti ndan me gjyqin, u përgjigj ministresha për punë të brendshme Gordana Jankullovska në pyetjen gazetareske se pse përsëri prolongohet procesi gjyqësor kundër policit Jakim Trifunovski, i cili vrau dy shqiptarë në shkurt në Gostivar.

“Nëse marrim kërkesë nga gjyqi do të përgjigjemi varësisht prej rrethanave konkrete. Nuk është patjetër që gjyqi të kërkojë asistim nga MPB, por megjithatë ekzistojnë mënyra tjera dhe Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve ka instrumentet e saja për sigurimin e prezencës së personave që duhet të jenë prezent në seancë gjyqësore” – tha Jankullovska.

Ajo hodhi poshtë çdo mundësi për tension etnik në terren dhe thotë se kjo nuk ka lidhje me ndërrimin e tabelave të shkollave në Çair./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button