Përzgjedhja e Kokalarit si eurodeputete, urime nga politikanë të Kosovës dhe Shqipërisë

Pas sigurimit të ulëses në Parlamentin Evropian, si përfaqësuese e Suedisë, kanë vijuar urimet për Arba Kokalarin, transmeton Portalb.mk.

Lideri i Partisë Demorkatike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka njoftuar se e ka telefonuar Kokalarin për ta uruar, ndërkaq ka shprehur mirënjohje për të gjithë bashkatdhetarët në Suedi të cilët votuan, për siç tha ai, me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik.

“Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!
Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!
Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!
Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!????✌️ #ShqipëriaSiEuropa“, ka shkruar Basha në rrjetin social “Fejsbuk”.

Kokalarin e ka uruar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Tani kemi lajme të mira nga Suedia. Sapo është konfirmuar se Arba Kokalari, me prejardhje shqiptare ka siguruar ulësen e saj në Bruksel. Historike sepse është eurodeputetja e parë shqiptare ndonjëherë. Urime!!”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social “Fejsbuk”.

LEXO: Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare (FOTO)
LEXO: Zgjedhjet për Parlamentin e BE – Dështim i partive popullore
LEXO: Cipras thërret për zgjedhje të reja në Greqi pas humbjes në Evropë
LEXO: Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button