Arifi: Vendi pret raport pozitiv nga BE-ja

Zëvendëskryeministri Teuta Arifi për marrëdhëniet në koalicion, theksoi se bëhet fjalë për marrëdhënie komplekse dhe pikëpamjeve të ndryshme për disa çështje, dhe shfaqi shpresë se do të gjendet forcë që racionalisht të hapërohet ndaj kësaj çështje me interes të proceseve integruese evroatlantike.

Arifi konstatoi se Maqedonia ka bërë punën e saj që të mund të pres edhe një raport pozitiv nga Komisioni Evropian.

“Konsideroj se është shumë me rëndësi pasi e përfunduam raundin e tretë të dialogut në nivel të lartë, ndërsa jemi duke biseduar me partnerët rreth fitimit të mbështetjes për këtë proces. SHBA-të janë partner shumë i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë dhe kanë ndikim të vet në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.Andaj në takimet e mia në Stejt departament, Kongres dhe Senat do të insistojë që kjo mbështetje të vazhdojë dhe të rritet, veçmas në muajt e ardhshëm të cilat janë shumë të ndjeshëm për këtë proces të Bashkimit Evropian, që mendoj se është në interes jo vetëm të Maqedonisë, Ballkanit dhe BE-së por edhe të partnerëve më të gjerë siç janë SHBA-të”, tha Arifi.

Teuta Arifi në Nju Jork do të jetë e pranishme edhe në konferencën e madhe me rastin e 100 vjetorit të formimit të shtetit shqiptar, në të cilën pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të kreut shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe mysafirë nga administarta amerikane dhe nga më shumë shtete evropiane. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button