Plaçkitet TV Nova

Disa hajna vodhën televizionin TV Nova të Kumanovës. Nga ky televizion janë vjedhur një kamerë, dy miksetë dhe dy kompjuterë. Hajnat kishin hyrë në hapësirat e punës së televizionit pasi paraprakishtë kishin hapur dritaren në katin e dytë të ndërtesës.

Vjedhjen e zbuluan të punësuarit sot në mëngjes kur erdhën  në punë. Policia kreu hetim në vend të ngjarjes dhe është duke punuar në zbulumin e kryerësve, transmeroi “Kumanovanjuz”.

“Edhe krahas asaj që na është vjedhur një pjesë e pajisjes ne sot normalisht i kryejmë detyrat e punës dhe tërësisht e realizuam skemën programore. Mungesa e pajisjes së vjedhur nuk do të ndikojë në cilësinë e punë sonë. Shpresojmë se organet e rendit sa më shpejtë do t’i gjejnë vjedhësit dhe do të na kthejnë pajisjen e vjedhur”, deklaroi drejtori i televizionit Marjan Stoshevski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button