Kosova para një sfide të madhe me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës është para sprovave të mëdha në rrafshin ndërkombëtar. Është para testit të madh! Pas ndeshjes me Haitin (kur barazoi 0:0), sot sfidohet edhe nga kombëtarja e fuqishme, Turqia dhe pas katër ditëve (më 25 maj) në Gjenevë ndeshet me Senegalin. 

Janë dy miqësore të mëdha dhe që kanë ngritur në këmbë kudo që janë shqiptarët që me padurim presin rezultate inkurajuese gjithsesi një organizim për notë dhjetëshe. Kosova është në festë të futbollit. Mysafire e saj Turqia, më shumë yje që zbarkojnë sot në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Seleksionuesi i reprezentacionit të Turqisë, Fatih Terim e ka quajtur ndeshjen me Kosovën si një ndeshje miqësore vëllazërore ku nuk do të jetë i rëndësishëm rezultati i saj. Terim ka theksuar se ndeshja e sotme do të jetë një mesazh i mirë për FIFA-n që edhe Kosova të pranohet sa më shpejt në familjen e madhe botërore të sportit.

Por përsëri shfaqet në horizont dukuria negative e fallsifikimeve të biletave. Tani tregu i zi është futur në akcion, dhe kanë filluar të shiten bileta në të “zezën”, që sipas disa burimeve tani një biletë për të shikuar ndeshjën Kosovë – Turqi, shkon deri në 100 euro në tribunën kryesore.
Një dukuri e tillë ishte shfaqur edhe para ndeshjës së parë miqësore kundër Haitit.

Miqesorja Kosova – Turqia luhet ne stadiumin Adem Jashari ne Mitrovice me fillim ne ora 18:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button