Kina ka akuzuar SHBA-të për pengim të zhvillimit të saj teknologjik

Kina ka reaguar lidhur me kufizimet e SHBA-ve kundër gjigantit kinez të teknologjisë Huawei Technologies, duke thënë se ato paraqesin “ngacmim ekonomik”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, akuzoi Washingtonin se ka bërë një goditje të pabazuar kundër ndërmarrjes kineze, duke përdorur pushtetin.

Wang, pa dhënë emra të zyrtarëve amerikanë, tha se disa njerëz në SHBA “nuk duan që Kina të gëzojë të drejtën legjitime të zhvillimit”.

“Kjo është një tentativë për të penguar procesin e zhvillimit të Kinës”, tha ai.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, javën e kaluar nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke shpallur emergjencë kombëtare nga shkaku i “kërcënimeve ndaj informatave, teknologjisë dhe shërbimeve të komunikimit” në SHBA, duke vendosur sanksione ndaj kompanisë Huawei dhe duke e vendosur në listën e zezë e të bërit biznes me kompani amerikane.

Megjithatë, nga kompania Huawei thanë se ndalesa e funksionimit të biznesit të saj mund të dëmtojë vetëm interesat amerikane.

“Një qasje e tillë egocentrike nga SHBA-të nuk do të marrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Wang.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button