Britania do të ndalojë një sërë produktesh plastike njëpërdorimëshe

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë një vendim të ndalojë përdorimin e pajisjeve nga plastika, siç janë pipat, përzierësit e lëngjeve dhe pastruesit e veshëve me pambuk, vendim i cili në Angli do të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020 me qëllim të uljes së mbeturinave nga plastika, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari britanik i Mjedisit, Michael Gove, tha se ndalesa do të sigurojë një mjedis më të mirë për gjeneratat e ardhshme, megjithatë, nuk do të përfshijë njerëzit me nevoja mjekësore ose aftësi të kufizuara, të cilët do të vazhdojnë të kenë qasje në pipat nga plastika.

Rrjedhimisht, farmacitë e regjistruara do të mund të shesin produktin e lartpërmendur.

Vendimi në fjalë, është miratuar pas një konsultimi publik, rezultatet e të cilit flasin se mbi 80 për qind e të anketuarve, kanë mbështetur ndalesën për shpërndarjen dhe shitjen e pipave, 90 për qind mbështetën ndalimin e përzierësve të lëngjeve dhe 89 për qind miratuan ndalimin e pastruesve të veshëve me pambuk.

Të dhënat të cilat i publikoi Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale, flasin se në Angli çdo vit hudhen 4.7 miliardë pipa plastike, 316 milionë përzierës të lëngjeve dhe 1.8 miliardë pastrues të veshëve me pambuk.

Rreth 10 për qind e pastruesve të veshëve me pambuk hudhen në guacën e tualetit, ku dhe mund të përfundojnë në ujërat dhe oqeanet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button