Deputetët fjalosen në korridore për “shovinizmin” e Gruevskit

Përleshje verbale në korridoret e Kuvendit. Pas procedurales së Orhan Ibrahimit në Komisionin për punë dhe politikë sociale, ku edhe njëherë deputeti i PDSH-së e cilësoi kryeministrin Gruevski si fashist dhe shovinist, debati mes tij dhe deputetit të VMRO-së Vele Gjeorgjieski vazhdoi në korridoret e Kuvendit.

“Sikur ky kryeministër që deri më tani ja ka arritur me idetë e tija shoviniste që të instalojë në opinion në vend të vlerave jo vlera, në vend të ligjeve të instalojë anarkinë, në vend të mirëqenies të instalohet dhunë, joprespektivë, stagnim të proceseve integruese, në vend të demokracisë të instalojë diktaturë. Ai, është duke luajtur shumë keq me kartën nacionale, është duke nxit thellë urrejtjen ndëretnike, atëherë mos të bëhemi pjesë edhe ne si deputetë, si Kuvend, si komision, që kemi marë përsipër ti trajtojmë këto çështje” – tha Orhan Ibrahimi në seancën e Komisionit. Pas kësaj debate vazhdoi në korridor.

Orhani: Kjo është bindja ime se kryeministri është fashist.

Vele: Dje të njejtën e thatë. Sot përsëri e përsërite.

Orhani: Në seancë plenare përsëri do ta them se kryeministri është fashist dhe do ta them përsëri këtë.

Vele: Është më njerëzore dhe më shoqërore, nga ana ime them se kjo çon në diçka tjetër.

Orhani: Në cilën rrugë? Kush është propozuesi i ligjit, ju apo ne?

Vele: Para dy ditësh akuzuat njejtë

Orhani: Do ta përsëris përsëri të njëjtën.

Vele:Tregoni edhe një herë ju lutem çka thatë?

Orhani: Përsëris, ky ligj nuk kalon.

Vele: Unë ju them se ky ligj do të kalojë.

Orhani: Unë them se ky ligj nuk kalon. Nuk është mirë që të kalojë ky ligj racist

Vele: Nuk është e vërtetë se është ligj racist./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button