Gostivar, faza e dytë e investimeve me ritëm të përshpejtuar

Komuna e Gostivarit ka filluar riasfaltimin e rrugëve në zonën qendrore të qytetit. Rruga prej sheshit të qytetit në drejtim të ndërtesës komunale, tregut të gjelbër dhe Shkollës fillore “Bashkimi” pas gërvishtjes së asfaltit të vjetërsuar është riasfaltuar dhe ka marrë një pamje krejtësisht të re.

“Për shkak të frekuencës së madhe të automjeteve në këtë pjesë të qytetit, rrugët ishin shumë të dëmtuara dhe duhej rikonstruim I plotë urgjent I tyre. Me këtë shtresë të re asfalti me trashësi prej 4cm, rruga jo vetëm që bëhet më funksionale për tarfik por i jep edhe pamje të bukur qytetit, Presim që punimet të përfundojnë  sot në këtë segment, e më pas të fillojë rikonstrumi edhe i segmentit prej te ura e Vardarit deri te kryqëzimi me rrugën e Dibrës”,  thotë Fatmir Dalipi nga zyra e Zhvillimit Ekonomik Lokal pranë Komunës së Gostivarit, duke potencuar sipërfaqja totale e rrugëve në të cilat po shtrohet shtresë e re asfalti është rreth 5.500 m2 ndërsa projekti do të kushtojë mbi 3 milionë denarë. 

Në kuadër të realizimit të fazës së dytë të Programit vjetor për investime në infrastrukturë , në vijim  është përgatitja për asfaltim të rrugës së re të projektuar – vazhdimi I rrugës ”101” dhe ndërtimi  i rrethrrotullimit, rregullimi i trotuareve të bulevardit në lagjen Maleardi, vendosja e ndriçimit publik dhe rregullimi  i trotuareve në rrugën “Beliçica”, si dhe ndërtimi i terrenit sportiv në fshatin  Vërtok.

Para disa ditësh ka përfunduar rregullimi i dy rrugicave me pllaka bekatoni në fshatin Banjicë e Poshtme, si dhe ndërtimi i rrugës në qendër të fshatit Balindoll ku u ndërtua edhe terreni sportiv dhe rrethoja e shkollës së fshatit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button