Tri fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike
Shfrytëzuesit e fshatrave të Shkupit Milladinovc, Deladrovc dhe Teki nesër prej orës 7:00 deri në orën 17:00 do të jenë pa furnizim me energji elektrike, transmeton MIA.
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektro shpërndarës nga ana e ekipeve të SH.A.”EVN Maqedoni”.