Risi në Skype, video-mesazhe

Sipas the Verge, Skype po përgatitet të përmirësoj tiparet e saj duke shtuar opsionin e mesazheve me video.
Tipari i ri do të lansohet në kohën e festave, ndoshta dikur rreth muajit të ardhshëm – thuhet sipas burimeve të afërta me kompaninë.

Mesazhet me video do të jenë të ngjashme me MMS, duke u lejuar përdoruesve të Skype të dërgojnë mesazhin e incizuar të cilin pranuesi do ta lëshoj pas kyçjes në program.

Në korrik të 2010, Microsoft gjithashtu kishte lëshuar një produkt të ngjashëm, si shtesë për shërbimin e saj të famshëm – Windows Live.

Thuhet poashtu se integrimi i Microsoft Account në Skype do të jetë pjesë e procesit të daljes së funksionit të ri në Skype.

Microsoft ka filluar të dizajnoj një stil të ri për verzionin beta të Skype. Së bashku me dizajnin e ri, Microsoft gjithashtu do të lansoj verzionin e Windows 8 të Skype, me integrim të Outlook.com e që pritet që poashtu të lëshohet para festive të fundvitit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button