Lulzim Basha përsërit: Zgjedhje nuk ka!

Lulzim Basha akuzoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama se po përgatit një grusht shteti kushtetues, shkruan Top Channel.

“Bashkimi ynë është i vetmi kushtetues, është detyra jonë të mos rrimë duarkryq, por të ndalojmë me të gjitha mënyrat këtë grusht shteti kushtetues, të cilin Edi Rama dhe krimi e mendojnë si alternativën e vetme për të mbajtur pushtetin e marrë me dhunë dhe për të vazhduar të grabisë shqiptarët e pafajshëm”, deklaroi Basha.
Lideri i opozitës ripërsëriti se zgjedhjet duhet të ndalen me çdo kusht që bashkitë të mos drejtohen nga kriminelë dhe të emëruar prej kriminelëve.

“Tani kërkon të çimentojë pushtetin e krimit duke shkelur Kodin Zgjedhor për të imponuar një proces fals, pa garë dhe kundër rregullave”, shtoi Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button