Ledina Çelo: Dua të kem një vajzë

Ledina Çelo thotë se ajo dëshiron të ketë një vajzë, pasi tashmë ka djalin Erlisin me bashkëshortin e saj, Naimin.

Këngëtarja shqiptare tashmë disa vite jeton në Gjermani, ku ka lënë pas dore karrierën për t’iu përkushtuar djalit të saj. Edhe pse shpreson ta rilansojë karrierën, dëshira më e madhe e saj në të vërtetë është të ketë edhe një fëmijët tjetër, kësaj here një vajzë.

“Dëshirë e imja është që Erlisit t’ia bëj një motër, sa më shpejt që është e mundur. Uroj që kjo dëshirë e imja të plotësohet dhe ta shoh Erlisin duke luajtur me motrën”, ka thënë Ledina gjatë një prononcimi për Standard./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button