Shkupi stërmbushet me bronzë

Figura gjigante e gruas shtatzënë nga bronzi sot u vendos në sheshin “Kryengritja e Karposhit” i cili ndodhet në hapësirën mes Urës së gurit dhe Çarshisë së vjetër të Shkupit. Kjo është figura e katërt me radhë që vendoset në këtë monument që është pjesë e fontanës.

Sikurse tre figurat e mëparshme, edhe kjo simbolizon amësinë, duke paraqitur gruan shtatzënë me dorën mbi bark. Në njërën nga katër personazhet është paraqitur Olimbia, nëna e Lekës së Madh./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button