100 vjetori i Pavarësisë, 30 balona kuq e zi në qiellin e Francës

Tridhjetë balona kuq e zi të dimensioneve të ndryshme u ngritën në qiellin e qytetit bregdetar të Dieppit në Francë, duke performuar në spektaklin “Shqipëri 100 vjet Pavarësi”. 

Shoqata e balonave, e kryesuar nga piktori Zamir Mati, me mbështetjen e ambasadës shqiptare në Francë, performuan në kuadrin e Takimit Ndërkombëtar të Balonave (Cerf-Volant) në qytetin Dieppe të Francës, nga data 15-16 Shtator këtë spektakël, ku ndër të tjera u ngrit dhe një objekt fluturues mbi 120 metra i gjatë, mbi të cilin ishte qendisur mbishkrimi: “Albanie 1912-2012”. 

Nisur nga vëmendja që zgjoi prania e një larmie objektesh kuq e zi në këtë manifestim, këndi shqiptar u bë objekt i mediave lokale të shkruara e atyre vizive si dhe i paneleve publicitare të ngritura me këtë rast. Në veprimtarinë e mësipërme ishte i pranishëm dhe ambasadori shqiptar Ylljet Aliçkaj. 

Gjithashtu, për herë të parë në këtë manifestim u bë e mundur dhe pjesëmarrja e një ekipi nga Kosova, përfaqësuar nga piktori Eshref Qahili”./Balkanweb/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button