Kumanovë, përurohet Qendra rajonale për persona me aftësi të kufizuara

Në një ceremoni rasti, sot në Kumanovë solemnisht u përurua Qendra rajonale për persona me aftësi të kufizuara. Në këtë ceremoni rasti morri pjesë edhe ministri për punë dhe politikë sociale, Spiro Ristevski, deputetë si dhe mysafirë të tjerë.

Në Komunën e Kumanovës , Likovës dhe Nagoriçit të vjetër gjithsej janë të evidentuar rreth 850 persona me aftësi të kufizuara, edhe atë të moshave të ndryshme, prej tyre rreth 175 janë në Komunën e Likovës, u tha gjatë hapjes solemne të kësaj qendre.  

Ndërkaq duke folur para të pranishmive ministri Spiro Ristovski tha se “ Sot këtu shohim shumë dashuri dhe sinqeritet e sukses në atë që është bërë me sinqeritet dhe realizim të një dëshire shumëvjeçare. Inkluzioni i personave me aftësi të kufizuara dhe në përgjithësi personave që kanë nevojë për çfardo qoft nevojë të posaçme, është e një rëndësie të posaçme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund tu ndihmohet në zhvillimin e tyre dhe inkuadrimin e  rrjedhave të përditshme shoqërore. Ne si ministri gjithmon do të jemi këtu ti përkrahim këto proekte, sepse interesi i inkuadrimit të këtyre personave është i domosdoshëm “ tha ndër të tjera ministri Ristovski në këtë ceremoni rasti. 

Të theksojmë se donator për zgjerimin dhe meremetimin e lokaleve të Qendrës për persona me aftësi të kufizuara është drejtori i Korpusit paqeruajtës Maqedonia , Stefan Kaci. Por vlen theksuar se  se burim kryesor i financimit të aktiviteteve të kësaj qendre  është komuniteti i biznesit në Kumanovë , pa marr parasysh përkatësinë nacionale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button