“Emri”, Ciprasi tregoi për problemin që kishte me Gruevskin

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, në një intervistë për “Fajnenshëll Tajms” thotë se është përpjekur që të iniciojë marrëveshje për kontestin për emrin që në kohën kur në Maqedoni ka qenë kryeministër Nikolla Gruevski, por ky i fundit ka refuzuar çfarëdo lloj takimi. Për këtë qëllim, theksoi Cipras, e ka informuar edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, njofton Portalb.mk.

“Gruevski ishte njeri i cili asnjëherë nuk dëshironte të negocionte. Kujtoj se shkova deri në Berlin. U takova me kancelaren Merkel. Gjatë kohë kemi diskutuar për krizën ekonomike, borxhin, deficitin, memorandumin dhe ngjashëm. Zgjodhëm që të flasim edhe për politikën e jashtme, ndërkaq unë thash: dua ta zgjidh këtë problem, madje edhe me Gruevskin. Do të përpiqem që të ulem në tavolinë. Nëse ai nuk dëshiron që të ulet në tavolinë, do të jetë i akuzuar që nuk dëshiron zgjidhje”, tha Cipras.

Merkel, ashtu siç sqaron Ciprasi, i është përgjigjur se nuk beson pasi që paraardhësit e tij nuk kanë dëshiruar që ta zgjidhin këtë çështje. Sidomos Andonis Samaras.

“I thash që mendimi im është më ndryshe, pasi që Greqia ka dobi nëse kemi sukses t’i zgjedhim kontestet me fqinjët tanë të veriut. Greqia ka mjaft dallime me fqinjët në lindje – dhe nuk na duhen më shumë probleme me fqinjët tanë të veriut, veçmas me vendet që nuk janë kërcënim për ne”, tha Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button