Branitellat me paratë e shqiptarëve!

Paqartësia dhe mungesa e elementit financiar në Propozim Ligjin për të drejtat e veçanta për pjesëtarët e forcave të sigurisë, si dhe hapësira e madhe për manipulim në shqyrtimin dhe konstatimin e invaliditetit lë vend për dyshime dhe mjegullira rreth kostos finale të realizimit të këtij Ligji, nëse ai miratohet.

Me Propozim – ligjin  e tashëm për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurimit të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, pritet realizimi i të drejtave të veçanta dhe të drejtave sociale të pjesëtarëve të forcave të sigurimit, që do të paraqesë satisfaksion moral dhe material për vuajtjet dhe dhimbjet e pësuara nga konflikti luftarak i vitit 2001. Pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre me këtë ligj u përcaktohen të drejtat e veçanta si vijojnë: 1)lirimi nga pjesëmarrja me mjete personale gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore; 2) punësimi; 3) kujdesi banesor; 4) të drejtat nga sfera e arsimit; 5) kompensim i njëhershëm me para; 6) stazhi i punës në kohëzgjatje të dyfishtë;  7) pensioni familjar; 8) pensioni më i ulët; 9) vendosja në shtëpi të pleqve; 10) shënimi i vendeve ku kanë rënë pjesëtarët e forcave të sigurimit dhe 11) mirënjohje.

“Sa i përket kostos financiare të Ligjit nëse i marrim parasysh krejt ata çfarë janë paraparë në Ligj që të bëhen, duke pasur para sysh dhe shpërblimet në para ngfa njëra anë, nga ana tjetër edhe rregullimin e çështjes së strehimit të “branitellave” me siguri bëhet fjalë për një kosto buxheti goxha të madh që deri diku parasheh ndoshta një të tretën e buxhetit të RM-së, dhe në kohën kur ministri i financave flet për faktin që Maqedonia ka hyrë në recesion një ligj i tillë dhe një kosto financiare e tillë nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se e sjell skenarin e krizës greke në Republikën e Maqedonisë. Kjo qeveri ka qenë totalisht e papërgjegjshme sa i përket aspektit financiar dhe vetëm një e dhënë shifër flet se në çfarë gjendje do të jetë Maqedonia. Ndoshta ky Ligj akoma më tepër e ngarkon gjendjen financiare të shtetit, por në vitet 2016-2017 Maqedonia duhet që të paguaj 1 miliardë e 8 milion euro borxh”  – tha deputeti i PDSH-së Ziadin Sela.

Nga ana tjetër, deputeti i RDK-së Izet Zeqiri potencon se nëse ky ligj miratohet, jo vetëm që do të kemi implikime financiare, por edhe diskriminim total të shqiptarëve në buxhetin shtetëror, pasi me paratë e tyre ata paguajnë branitellat.

“Ky ligj nuk ka vlerësim të implikimeve financiare në  Buxhetin e Republikës së Maqedonisë të cilat për momentin nuk mund të përcaktohen në mënyrë të saktë pasi që nuk mundet në mënyrë precize të përcaktohet numri i shfrytëzuesve të të drejtave të përcaktuara me këtë ligj. Ky ligj do të ketë shumë implikime financiare  sepse buxheti I Maqedonisë është në kolaps ate e dëshmon deficit buxhetor aktual.

Ajo që është diskriminuese se cilat para do të bëhet ky satisfaksion moral dhe material për vuajtjet dhe dhimbjet e pësuara nga konflikti luftarak i vitit 2001 vetëm i branitellave sigurisht edhe me parat e shqiptarëve të cilët 30% e mbushin buxhetin e shtetit” – tha Zeqiri.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk deshën të komentojnë për implikime financiare. Ata thonë se nuk do të vijë deri aty, pasi ligji nuk do të kalojë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button