Bullgaria është Greqia e re për integrimet evropiane maqedonase

Përveç kontestit të emrit, edhe një pengesë është paraqitur në procesin evrointegrues të Maqedonisë, e ajo zyrtarisht është Bullgaria dhe marrëdhëniet e acaruara të Shkupit dhe Sofjes.

Evrokomisari për Zgjerim Shtefan Fule për Radio Evropa e Lirë saktëson se problemi i ri janë marrëdhëniet me Sofjen dhe në Bashkimin gjithnjë e më shumë është duke dëgjuar për kompleksivitetin e raporteve të Maqedonisë me Bullgarisë.

“Mendoj se gjënë e parë të rëndësishme që duhet thënë është se nuk ka distinksion, të gjithë fqinjët janë të rëndësishëm për vendin kandidat, për vendin i cili dëshiron të bashkangjitet në Bashkimin Evropian. Rasti për marrëdhëniet me Greqinë është evident, ajo është çështja për emrin e cila duhet zgjidhur. Në mënyrë shtesë të marrëdhënieve me Greqinë, gjithnjë e më shumë dëgjoj për marrëdhëniet dhe kompleksivitetin e marrëdhënieve me Bullgarinë. Dëgjoj shumë deklarata nga përfaqësuesit bullgarë të cilët përqëndrohen në problemet rreth marrëdhënieve mes Sofjes dhe Shkupit, kjo duhet zgjidhur, kjo duhet të udhëhiqet nga politikanët e të dyja palëve. Politikanët e të dyja palëve e kanë përgjegjësinë. Rruga drejt BE-së kalon përmes marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe nëse dëshironi të jeni anëtare e mirë e Bashkimit, mënyra e vetme e mundur është që në të njëjtën kohë të bëheni fqinj i mirë”, tha Fule.

Ai pas raundit të tretë të negociatave deklaroi se për herë të parë me përfaqësuesit qeveritarë do të bisedojë hapur edhe për çështjen e marrëdhënive ndërfqinjësore, ndonëse kjo deri më tani nuk ishte pjesë e dialogut për të cilin gjatë marsit u dakorduan Qeveria dhe Komisioni Evropian. Fule theksoi se rruga drejt BE-së kalon pikërisht nëpërmjet marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe se kjo është njëra nga kriteret thelbësore të Kopenhagës, të cilën çdo vende anëtar doemos duhet t’i përmbushë, për shkak se Bashkimi dëshiron të zgjerohet me anëtare të reja, por nuk dëshiron t’i importojë edhe problemet e tyre bilaterale.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe profesori universitar Denko Malevski thekson se është evidente se trysnia nga Bullgaria po bëhet gjithnjë më e madhe.
“Pse pikërisht tani Bullgaria del me kërkesat e saj ndaj Maqedonisë ka shumë arsyje. Ajo është anëtare e re e Bashkimit, i duhej kohë dhe ende i duhet që të konsolidohet në strukturat e NATO-s dhe BE-së, ku Greqia është anëtare shumëvjeçare”.

Me situatën e sapokrijuar shtrohet pyetja, nëse marrëdhëniet e acaruara me Bullgarinë janë atut në duart e Brukselit për trysni më të madhe ndaj vendit duke e marrë parasysh atë se para raportit për përparimin e Maqedonisë, Qeveria e nxori krizën në koalicionin në tryezë. Malevski për këtë dha përgjigje se përfaqësuesit e Bashkimit kanë për detyrë që para vendeve kandidate t’i prezantojnë dhe përcjellin kërkesat e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit.

Maleski shtoi se derisa Greqia konteston historinë më të vjetër, Bullgaria shikon më ndryshe atë më të renë, ndonëse ato vende janë rivale për ndikim mbi Maqedoninë. Emëruesi i tyre i përbashkët që i bën një njëfar mënyre aleatë është tema për identitetin.

Krahas problemit të sapokrijuar, Fule deklaroi se çështja e marrëdhënieve të mira fqinjësore fillimisht ka të bëjë me kontestin me emrin, duke e përshkruar si majë e akullnajës dhe shtoi se duhet bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me të gjitha fqinjët. Ai theksoi se rregullat e BE-së janë të qarta dhe se caktimi i datës për negociata për vendin kandidat është vendim politik i cili në dhjetor duhet ta marrë Këshilli i Bashkimit Evropian. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button