Samsung Galaxy 4, në shkurt 2013?

Gjiganti jugkorean i teknologjisë, Samsung, do të lajmërojë daljen e produktit të saj të ri Galaxy S4 në shkurt të vitit 2013 duke e përcjellur lajmin edhe me lansimin e telefonit në treg, në muajin vijues – ka thënë një zyrtar i kompanisë.

Duke folur për Korea Times, zyrtari i paidentifikuar i Samsung ka zbuluar planet e kompanisë, duke shtuar se produkti do të shfaqet në Kongresin Botëror të telefonave mobil (MWC) në Barcelonë, ngjarje e cila do të mbahet në shkurtin e ardhshëm.

Ai gjithashtu ka shtuar disa informacione shtesë rreth Galaxy S4, duke bërë të ditur për publikun disa nga specifikat e pajisjes.

Disa prej tyre pritet të jenë: rrjeti LTE, procesori quad-core Exynos, verzioni i fundit i Android, 4.1 Jelly Bean dhe ekrani 5 inç HD AMOLED, që mund ta bëj telefonin edhe më të përdorshëm dhe më fleksibil.

Edhepse gjithçka tingëllon bukur, mund të jetë e vështirë të besohet pasi që vetëm pak muaj më parë, në maj, kompania lansoi Galaxy S3.

Samsung tashmë njihet edhe për lansimin e telefonave të mençur Galaxy, me të cilët ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në tregun global. Kompania, siç edhe pritej, nuk ka dhënë asnjë koment mbi këto spekulime./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button