Talati theu heshtjen, flet për marrëveshjen e Ohrit

Edhe sot në Komisionin për punë dhe politikë sociale në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon debate maratonik për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë maqedonase, i njohur si ligji për branitellat.

Kryetari i grupit koordinues parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Talat Xhaferi ka thyer heshtjen e tij duke lexuar një libër që tregon historiatin e Marrëveshjes së Ohrit.
Xhaferi e ka nisur fjalimin e tij me librin e prof.Veton Latifit dhe lexon gjithçka duke nisur nga përmbledhja e autorit.  

Në ora 12 mbahet dhe seancë plenare në të cilën mes tjerash në rend ditë është dhe Ligji për për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë maqedonase mirëpo i njëjti nuk do të diskutohet sepse ende mbetet i bllokuar në Komision.

Deputetët shqiptar të pozitës dhe opozitës janë të determinuar që mos ta lejojnë kalimin e këtij ligji në seancë plenare ku ekziston rreziku të votohet nga deputetët maqedonas. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button