(UPDATE) Revizion i marrëveshjes së Ohrit?

“Sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, Qeveria ka filluar një revizion të Marrëveshjes Kornizë të së Ohrit (MKO)” kështu kishte përkthyer kolumnën e përbashkët të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe komisarit për zgjerim Shtefan Fyle gazeta Dnevnik.

Fjala revizion shkaktoi reagime në medie duke hapur shumë dilema se cfarë do revidohej në këtë marrëveshje?

Fill pas kësaj nga Qeveria sqaruan se bëhet fjalë për gabim në përkthim sepse revision nuk është përdorur në tekst por rewiev që do të thotë – rishikim apo shqyrtim.

I pyetur nga Portalb, edhe zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha tha se fjala revizion në këtë kontekst përdoret për raportin që e ka dorëzuar Qeveria për 10 vitet e implementimit të MKO-së.

“Nuk flitet për revizion të Marrëveshjes si të tillë por për punën që është bërë deri më tani. Ne si Qeveri dërguam një raport gjithëpërfshirës për punën e deritanishme me implementimin e MKO-së dhe në të bëhet revizioni i punës së deritanishme, çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëhet më tej, çfarë duhet përmirësuar. Ky dhe do të jetë dokumenti kyç në bazë të së cilit do të punojmë më tej” tha Hoxha për Portalb. /Portalb

*********************************************************************

“Sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, Qeveria ka filluar një revizion të Marrëveshjes Kornizë të së Ohrit (MKO)” kështu shkruhet në kolumnën e përbashkët të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe komisarit për zgjerim Shtefan Fyle të botuar sot në gazetën Dnevnik.

“Kjo shërben si një shembull pozitiv për atë se si bashkësitë mund të ko-ekzistojnë dhe bashkëpunojnë në frymën e kompromisit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe në interes të të gjithë qytetarëve, ndërsa e ardhmja qëndron në vizionin e përbashkët: anëtarësimi në BE është element kyç i këtij vizioni” shkruhet më tej në kolumnë.

Por çfarë nënkupton revizion i MKO-së? Bëhet fjalë për ndryshime të Kushtetutës që partitë politike shqiptare kohëve të fundit e përmendin si opsion?

I pyetur nga Portalb, zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha tha se fjala revizion në këtë kontekst përdoret për raportin që e ka dorëzuar Qeveria për 10 vitet e implementimit të MKO-së.

“Nuk flitet për revizion të Marrëveshjes si të tillë por për punën që është bërë deri më tani. Ne si Qeveri dërguam një raport gjithëpërfshirës për punën e deritanishme me implementimin e MKO-së dhe në të bëhet revizioni i punës së deritanishme, çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëhet më tej, çfarë duhet përmirësuar. Ky dhe do të jetë dokumenti kyç në bazë të së cilit do të punojmë më tej” tha Hoxha për Portalb. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button