Vazhdon gjykimi për “Detonator”

Vazhdon procesi gjyqësor për aksionin policor “Detonator” në të cilin u gjykohet gjithsej 16 personave nga Vinica, Koçani dhe Shtipi.

Dy prej tyre janë në arrati, ndërsa të akuzuarit ngarkohen se tre herë tentuan ta vrasin Draganço Stojmenov, dy herë duke kurdisur bombë në automobilin e tij, ndërsa herën e tretë i akuzuari i parë Igor Goranski tentoi ta vrasë me pushkë.

Prokuroria i përndjek për vrasje, shoqërim kriminel, larje parash, fshehje të tatimit, dhunë dhe mashtrim.

Deri tani para gjykatës rrëfim kanë dhënë pesë nga të akuzuarit dhe të gjithë pohuan se nuk kanë tentuar ta vrasin Draganço Stojmenov, se nuk ka kanë pasur grup kriminel dhe se nuk janë marrë me aktivitete ilegale për të cilat ngarkohen. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button