Indonezi, është aktivizuar vullkani Agung në ishullin Bali

Pas aktivitetit vullkanik në Vullkanin Agung në ishullin Bali të Indonezisë, qytetarëve u është bërë paralajmërim që të mos afrohen në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës Tempo, tymi dhe hiri i lëshuar si pasojë e shpërthimeve të dendësisë së mesme në vullkan ka arritur në lartësi prej 2.000 metra.

Ndërkohë zyrtarët e Qendrës së Zvogëlimit të Fatkeqësisë Vullkanologjike dhe Gjeologjike (PVMBG) i paralajmëruan banorët që në zonën prej 4 kilometra përreth kraterit vullkanik të mos zhvillojnë asnjë aktivitet.

Në shpërthimin e ndodhur në vitin 1963 gjatë 11 muajve kishte vazhduar rrjedhja e lavës, ndërsa kishin humbur jetën mbi 1000 persona.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” dhe shpesh goditet nga tërmetet, vullkanet, stuhitë dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button