Në sheshin “Maqedonia” u mbajt parada vjetore e maturantëve (FOTO)
Në sheshin “Maqedonia” sot në mesditë u mbajt “Parada e Maturantëve 2019”, në të ciln maturantët nga Shkupi s bashku me moshatarët e tyre të më shumë qyteteve të vendit dhe Evropës, për herë t 13 e kanë vallëzuar vallen “Kuardil” , transmeton Portalb.mk.
“Paradën e maturantëve e hapi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.
“Për fatin tonë dhe tuajin për herë të parë me të vërtetë mund t’i themi Evropës se jemi pjesë e saj, jam i bindur se moshatarët tuaj nga 25 vende të ndryshme të Evropës për herë të parë ju ndjejnë si pjesë e saj”, u tha Shilegov maturantëve.
Në “Paradën e maturantëve” në Shkup morën pjesë rreth 1.000 nxënës nga 22 shkolla të mesme të Shkupit, si dhe maturantë nga shkolla të mesme të Ohrit, Strugës, Strumicës, Gjevgjelisë dhe Vallandovës.
Para fillimit të vallëzimit, maturantët në mënyrë tradicionale dhanë betimin për tolerancë dhe jo dhunë.
Organizatorë të Paradës së sivjetme të maturantëve janë Drejtoria për Kulturë dhe Art në Shkup në bashkëpunim me klubin e vallëzimit “Ritam plus”, ndërsa manifestimin e mbuloi Qyteti i Shkupit. Përkrahës i manifestimit është Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.