Fyle: Kriza, rezultate negative në rrugën drejt BE-së

Procesi i plotësimit të reformave në pesë fusha në kuadër të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë është me të vërtetë i suksesshëm, vlerësoi eurokomisioneri për zgjerim Shtefan Fyle në fjalimin e sotëm para Këshillit nacional për eurointegrime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Paralajmëroi se sot për herë të parë do të hapet çështja për marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Fyle tha se edhe gjithmonë ka diçka indirekte për çka duhet të bisedohet, se ka ardhur në Maqedoni në periudhë interesante, por edhe me dozë shqetësimit.

“Bëhet fjalë për partitë politike, të cilat sendërtohen mbi bazën e vet etnike, ndërsa në llogari të stabilitetit politik. Mund të dërgojmë sa të duash mesazhe nga Brukseli se kjo rrugë nuk çon askund, por ju jeni ata të cilët shpresoj se nuk do ta humbni aftësinë që të shihni se kjo ka rezultate negative dhe ndikim të madh mbi gjithë këtë që e bëni, por më e rëndësishmja është rruga juaj drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi eurokomisioneri.

Për herë të parë në 10 vjetësh, siç theksoi, ka analizë të thellë dhe vlerësim për Marrëveshjen e Ohrit, shihet se në këtë fushë ka akoma punë.

Keni nevojë për sukses, tha Fyle duke paralajmëruar për 10 tetor publikimin e raportit të ri për progresin e Republikës së Maqedonisë. Përmendi se ky dokument do të jetë bazë për diskutimet mes anëtareve të Bashkimit Evropian për hapat e ardhshëm.

Shtefan Fyle është për të tretën herë në Maqedoni në kuadër të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë. Ai sot para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë dhe anëtarët e korit diplomatik tha se reformat që Maqedonia i zbaton nuk duhet të jenë të ndërlidhura me konkurencën mes partive politike. Si shembull të mirë për reformat e zbatuara në Republikën e Maqedonisë e përmendi zgjedhjet e kaluara, por gjithashtu tha se zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të jenë mundësi e mirë që të tregohet se shteti përmirësohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button