Cipras: Nacionalizmi i të dyja palëve më i madh se kontesti për emrin

Lideri i partisë opozitare greke SIRIZA, Aleksis Cipras për kontestin maqedonas-grek theksoi se nacionalizmi i të dyja palëve dhe pretendimet territoriale janë problem më i madh se çështja e emrit.

Ai paralajmëron se Maqedonia ka për qëllim që të zgjerohet deri në Egje, ndërsa lidhur me këtë çështje ai dhe partia e tij janë përpjekur që të zbatohen “vijat e kuqe”  të sotme që para 20 viteve.

“Aq vite të mos shikojmë se me rritjen e nacionalizmit edhe këtu edhe atje, nga ana tjetër krijohen probleme reale dhe ekzistuese. Nëse nuk i vihet fund këtij përcaktimi institucional iredentik të vendit fqinjë, çfarë rëndësie ka emri? Nëse edhe më tej në Kushtetutën e tyre ekziston se qëllimi i tyre është të zgjerohen madje deri në Egje? Këto janë problemet, këtu është thelbi i problemit, deklaroi Cipras. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button