Amerika dhe Japonia pajtohen për sistem raketor
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë pajtuar për vendosjen e sistemit të dytë mbrojtës raketor në Japoni.
Lokacioni i saktë i vendosjes ende nuk është përcaktuar.
Mbrëmë vonë, zyrtarët janë shprehur se sistemi i radarëve synon mbrojtjen e rajonit kundër kërcënimeve nga Koreja Veriore dhe nuk është i drejtuar kah Kina.
Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë sistem të ngjashëm për alarm të hershëm në anijet në rajonin Azi – Paqësor.
Sistemi i dytë i vendosur në Japoni, do të mundësonte që anijet amerikane të shkojnë në rajone të tjera.