Fillon viti akademik 2012/2013

Në të gjitha institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Maqedonisë fillon viti i ri akademik 2012/2013, në të cilin në vitin e parë janë regjistruar përafërsisht 17.000 studentë në më shumë se 400 programe të ndryshme studimore.

Presidenti Gjorge Ivanov do të jetë i pranishëm në orën akademike në Universitetin “Shën Pali Apostuj” në Ohër, ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev do të jetë në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, ndërsa zëvendësi i tij Safet Neziri do të jetë i pranishëm në Universitetin Shtetëror në Tetovë. Fillimi i vitit të ri akademik në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup u shënua dje në Fakultetin Teologjik.

Sipas të dhënave të para të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka rritje të numrit të studentëve të saporegjistruar në programet studimore nga sfera e shkencave teknike dhe matematiko-natyrore.

Participimi për studentët e rregullt në kuotën shtetërore në universitetet publike është 200 euro në vit për regjistrim të studentëve në vitin e parë, për studentët e rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe studentët e çrregullt participimi është 400 euro, ndërsa studimet në të gjitha programet e disperzuara studimore për studentët e rregullt është 100 euro në vit.

Në universitetet publike sot është edhe afati i tretë i regjistrimit për vitin e parë në vitin 2012/2013. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button