HRW: Të zbulohet fati i mijëra të rrëmbyerve nga terroristët e DEASH-it

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (HRW) tha se familjet e njerëzve të cilët janë rrëmbyer në Siri nga pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH, ende janë në pritje për zbardhjen e të vërtetës në lidhje me fatin e të dashurve të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

HRW ka publikuar një kumtesë lidhur me njerëzit të cilët ishin rrëmbyer gjatë pushtimit të DEASH-it, fati i të cilëve mbetet i panjohur.

Në kumtesë thuhet se familjet janë duke pritur nga forcat e koalicionit ndihmë për të mësuar diçka më shumë për anëtarët e humbur të familjeve të tyre.

HRW ka shpërndarë të dhënat e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) i cili pohon se nuk dihet fati i 8.143 personave të cilët ishin kapur nga anëtarët e DEASH-it.

“Forcat e koalicionit do të duhet të kenë prioritet shpërndarjen e informacionit që kanë me familjet e tyre. Koalicioni duhet të ndihmojë në formimin e një mekanizmi formal për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur, dhe të ju mundësojë familjeve të regjistrojnë rastet e tyre”, thuhet në kumtesë.

Drejtori i departamentit të HRW-së për luftë kundër Terrorizmit, Nadim Houry, tha se tani që ka përfunduar lufta kundër DEASH-it, koalicioni do të duhet të shlyejë gjurmët që kanë mbetur nga terroristët.

“Çështja kryesore për mijëra familje është gjetja se çfarë ka ndodhur me personat e rrëmbyer nga DEASH-i”, tha Houry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button