Kosovë, filloi fushata për zgjedhjet në veriun e Kosovës

Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nisën të hënën fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veriun e Kosovës, që mbahen të dielën më 19 maj, njofton VOA.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se janë kryer përgatitjet për këto zgjedhje dhe të hënën janë vërtetuar edhe listat me rreth 58 mijë votues të regjistruar në atë zonë.

Përveç vëzhguesve të organizatave joqeveritare edhe zyrtarët e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë do të mbështesin zgjedhjet në atë zonë.

Të katër komunat, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani, janë pa kryetarë që nga 27 nëntori i vitit të kaluar, kur ish kryetarët dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Tarifat qenë vënë më 21 nëntor nga qeveria e Kosovës, si kundërpërgjigje ndaj fushatës serbe kundër shtetësisë së Kosovës, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe serbëve të Kosovës.

Vendosja e tarifave bllokoi edhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa qeveria e Kosovës refuzoi të heqë dorë prej tyre me gjithë trysninë nga Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button