SHBA ende e hapur për bisedime me Korenë e Veriut

SHBA-të kanë përsëritur gatishmërinë e tyre për dialog me Korenë e Veriut, pavarësisht se këto të fundit zhvilluan dy herë stërvitje masive të mbrojtjes që nga java e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton Agjencia e Lajmeve Yonhap, në një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, i dërguari i posaçëm amerikan për Korenë e Veriut, Stephen Biegun, tha në Seul se “Dera mbetet e hapur për Korenë e Veriut për t’u kthyer negociatave bërthamore”.

Pheniani bëri testimin e raketave javën e kaluar në mes tensioneve të sigurisë me Korenë e Jugut dhe SHBA-të.

“Duke vlerësuar (pikën aktuale) si një moment shumë të rëndësishëm për të vazhduar komunikimn dhe bashkëpunimin midis Jugut dhe SHBA-ve, përfaqësuesi Biegun tha se dera për kthimin e Koresë së Veriut në negociata mbetet e hapur”, tha në një njoftim Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut.

Kjo është hera e dytë që SHBA përsërit mesazhin e saj të dialogut në më pak se një javë.

Pas testimit të raketave fundjavën e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se “Ende çdo qëllim i yni është të negociojmë një rezolutë të mirë me Korenë e Veriut për t’i denuklearizuar ato”.

Jugu thekson dialogun me Veriun dhe SHBA-të për denuklearizimin e plotë

Kang, nga ana e tij, tha se testimi i Veriut nuk do të ishte aspak i dobishëm për përpjekjet për të përmirësuar lidhjet ndër-koreance dhe për të reduktuar tensionet ushtarake.

“(Kang) theksoi se me rëndësi është të kemi dialog serioz midis Jugut, Veriut dhe SHBA-ve për denuklearizimin e plotë (të gadishullit) dhe për krijimin e një paqeje të qëndrueshme”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut.

Ndërkohë, Agjencia Qendrore e Lajmeve e Phenianit njoftoi se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, “mbikëqyri stërvitjen e lëshimit të raketave”.

Koreja e Veriut zhvilloi stërvitje në mes të një bllokimi të dialogut mbi denuklearizimin me SHBA-të që nga shkurti i kaluar. Jugu i bëri thirrje Phenianit për të ndaluar përshkallëzimin e tensioneve ushtarake.

Zhvillimet e fundit erdhën më mes të planeve të Seulit për të ofruar ndihmë ushqimore për Phenianin, që tërhoqi mbështetjen nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button