Konrad Adenauer: ta mbrojmë klimën bashkarisht

U promovua revista tre mujore “Mendimi politik” me temën “Politikat Energjetike dhe klimatike-Sfidat e zhvillimit të qëndrueshmërisë në Evropë dhe nivel lokal”. 

Revistën e kanë përpunuar dhe promovuar bashkarisht Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti për Demokraci “Societas Civil”. 

Në revistë flitet për gjendjen aktuale dhe situatën në sektorin e energjisë në vend me kontekst të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian.

Ana Qymek, përfaqësuese zyrtare e Fondacionit Konrad Adenauer për Maqedoni dhe Kosovë, tha se mbrojtja e klimës së një shteti mund të arrihet në bashkëpunim me vendet tjera.

“Për ne mjedisi dhe politikat energjetike janë të bazuara në një koncept ku integrimi dhe krijimi ka rëndësi të njejtë si edhe politikat ekonomike. Mbrojtja e mjedisit dhe qëndrueshmëria kanë qenë çdo herë të rëndësishme për punën tonë dhe të cilën ne do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Fondacioni Konrad Adenauer, i sheh ndryshimet e klimës si çështje globale pasi që në jeten globale politika nuk mund të kufizohet në politikën individuale për çdo shtet. Kjo mund të realizohet vetëm me politikë dhe zgjedhje të përbashkëta për mbrojtjen e klimës mund të arrijmë gjëra positive”, thekson Qymek.

Drejtori i Agjensionit për Energji në Republikën e Maqedonisë, Llazar Gaçevski, që të arrihen qëllimet energjetike mes tjerash tha se duhet të miratohen më shumë rregullore në këtë aspekt.

“Duhet të sillet rregullore për efikasitetin energjetik, të realizohen aktivitete plotësuese të cilat i ndërmerr agjensioni, ne dëshirojmë të miratojmë edhe tre rregullore të reja, si rregullorja për energji të efikasitetit, për transport, hotelieri, shëndetësi e kështu me rradhë’ tha Gaçevski.

Ndryshe, revista “Mendimi politik” me temën “Politikat Energjetike dhe klimatike-Sfidat e zhvillimit të qëndrueshmërisë në Evropë dhe nivel lokal” është e 32 me rradhë, publikohet në cdo tre muaj, ndërsa është në gjuhën maqedonase dhe shqipe./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button