Strugë, biznesmenët prezantojnë produktet e tyre

Sot prej orës 13-15 në hotel “Drin” në Strugë, do të zhvillohen “Ditët e biznesit nëpër Maqedoni’’ aktivitet në të cilin do të jenë prezent afarist nga Sllovenia dhe Maqedonia.

Gjithashtu, në këtë takim bizneset e dy vendeve do të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre. Aktiviteti organizohet nga Klubi i Biznesit slloveno-maqedonas nga Shkupi me mbështetjen e Komunës së Strugës.

Në këtë eveniment të biznesit është paralajmëruar të merr pjesë edhe ambasadori slloven i akredituar në Maqedoni,Branko Rakovec. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button