Besimi viziton paqëruajtësit e ARM-së në BeH

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi sot në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë do t’i vizitojë pjestarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë të cilët janë pjesë e misionit paqësor evropian EUFOR-ALTEA, dhe do të realizojë takim me kryeshefin e shtabit të EUFOR-it, gjeneralin brigadier Erno Peter Siposs.

Gjatë takimit me paqëruajtësit e ARM-së, ministri Besimi do ta theksojë kontributin dhe rëndësinë e ARM-së i cili është në shërbim të etablimit të vlerave demokratike, paqes dhe barazisë në kornizat botërore, që është me rëndësi të jashtëzakonshme për Republikën e Maqedonisë, por edhe për rajonin dhe më gjerë.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Besimi do ta përshëndes aftësinë, gatishmërinë dhe profesionalizmin të cilin  paqëruajtësit tonë e tregojnë në punën e përditshme, si pjesë të forcave multinacionale.
Ministri i Mbrojtjes do të vendos kuror lulesh në përmendoren në Butmir dhe do t’u jep respect pjestarëve të rënë të ekipit të Maqedonisë në fatkeqësinë e helikopterit në Bllacë, afër Shkupit në vitin 2008./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button