BE feston ditëlindjen e 20-të të tregut të vetëm

Tregu i vetëm i BE-së e feston 20 vjetorin në vitin 2012. Gjatë 20 viteve të fundit, tregu i brendshëm i BE-së kontribuoi për krijimin e vendeve të punës dhe e bëri Evropën më konkurrente.  

Njerëzit, mallrat, shërbimet dhe paratë qarkullojnë lirisht nëpët BE, por integrimi akoma duhet të avancohet për shkak se sfidat për të mundësuar një përparim shoqëror dhe rritje ekonomike akoma mbisundojnë pas krizës financiare dhe ekonomike.

Qendra evropiane për gazetari, në bashkëpunim me Komisionin Evropian (DG MARKT), do të organizojë seminar njëditor që u dedikohet 30 gazetarëve/bloguesve nga BE-ja për të raportuar për ngjarjet nga Java e tregut të vetëm, që është një ngjarje gjithëevropiane që organizohet anembanë vendeve anëtare të BE-së, prej 15 deri më 20 tetorit të vitit 2012.

Në mesin e folësve janë Mishel Barnie, Komesari për tregun e brendshëm dhe shërbimet, Zhoze Manuel Baroso, kryetar i Komisionit Evropian, Martin Shulc, kryetar i Parlamentit Evropian, Herman Van Rompuj, kryetar i Këshillit Evropian, deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të organizatave të konsumatorëve dhe ndërmarrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button