Nju Jork Tajms: Vizita e Papës ndihmon që Maqedonia e Veriut të shfaqet në hartë

“Maqedonia e Veriut të martën mori edhe një sinjal që pothuajse tre dekada izolim po vijn drejt fundit. Papa Francisku tha se Maqedonia e Veriut është urë mes Lindjes dhe Perëndimit, tha se historia e saj e diversitetit, mirë do t’i shërbejë në marrëdhëniet e saj me Evropën. Ai gjithashtu dha shpresë se ingerencat do të zhvillohen në mënyrë që do të jetë benefit për gjithë Ballkanin Perndimor”, publikoi gazeta amerikane Nju Jork Tajms në shkrimin me rastin e vizitës së Papës në vendin tonë, me titullin “Vizita e Papës ndihmon Maqedoninë e Veriut të vendoset në hartë, transmeton Portalb.mk.

Autorja në tekst gjithashtu i analizoi edhe marrëdhëniet brendapolitike, në bazë të fjalimit të djeshëm të presidentit në ikje, Gjorge Ivanov.

“Por, jo të gjithë e kanë ndarë entuziazmin e Papës për zhvillimin e ngjarjeve në këtë shtet. Presidenti Ivanov, i cili e përfaqëson partinë, për të cilën Marrëveshja e Prespës është tradhti, i tha Papës se vjen në kohë të ndarjeve në vend, të cilin e titulloi Republika e Maqedonisë”, theksohet në tekst.

LEXO: Papa Francisko u takua me të rinjtë e besimeve të ndryshme në vend

LEXO:Papa Francesku në meshën në Shkup: Indiferencën dhe shpifjet t’i zëvendësojmë me ndjeshmëri dhe shpresë

LEXO: Kryeministri Zaev përcolli Papa Françeskun me ftesë që sërish ta vizitojë vendin tonë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button